Çmimet e naftës u regjistruan në rritje gjatë sesionit të fundit të javës. Por, pavarësisht kësaj, të dy benchmarkët kryesorë janë të destinuar që të mbyllin javën më të keqe në një muaj.

Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 53.07 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 50.82 dollarëve për fuçi. Nafta Brent ka humbur rreth 5% gjatë kësaj jave, ndërsa ajo amerikane rreth 4.5%.

Dyshimet që bien mbi aftësinë e OPEC për të balancuar tregun nëpërmjet strategjisë së shkurtimit të prodhimit kanë gjeneruar rënien e lirë të çmimeve gjatë javës. Ekspertët shprehen se, nga ana tjetër, prodhimi rekord amerikan i naftës argjilore po saboton çdo përpjekje, sado minimale, të OPEC për të balancuar tregun.